Rikthimi i Vjosa Osmani e Agim Veliut në LDK?- Ja çka thonë nga partia

Shefja e Grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku ka folur në një konferencë për media rreth zhvillimeve të fundit brenda partisë dhe rreth mundësisë së rikthimit të Agim Veliut e Vjosa Osmanit.
LDK është shtëpi e madhe, i ka hapë dyert për bashkim të të gjithë atyre që vërtetë besojnë në vlerat tradicionele të LDK. Dhe në këtë rast dyert janë hapura dhe besoj që të gjithë do të jemi të bashkuar rreth idesë…”, tha fillimisht Lushaku.
Tutje e pyetur rreth raportimeve se brenda LDK po kundërshtohet ardhja e Vjosa Osmanit, kështu u përgjigj anëtarja partisë.
“Rreth kësaj idesë së bashkimit qëndrojmë të gjithë fort, ka diskutime cila është forma më e mirë, si do të dukej platforma jonë, por nuk ka kundërshtime person për persona sepse të gjithë ne po dojmë një LDK më të fortë dhe më konkurruese”, shtoi ajo
